Paraqitja e Interit në derbin e fundjavës që lamë pas nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga drejtuesit e Real Madrid. Këta të fundit duket se kanë pikasur një emër mbi të gjithë: Marcelo Brozovic!

Kapiten dhe lideri i zikaltërve në atë derbi (shënoi golin e 1-2), Brozovic tashmë është nën lupën e “Los Blancos”. Sipas mediave spanjolle, Zinedine Zidane e sheh si lojtarin ideal për të luajtur krah Casemiro dhe Valverde, me Kroos dhe Modric që mund të largohen.

Vlera e Brozovic në “Transfermarkt” është 60 milionë euro. Megjithëse për Interin është një ndër më të rëndësishmit, drejtuesit zikaltër mund të ulen në bisedime me Real.

The post Reali i prish punë Interit, i vë syrin heroit të derbit appeared first on Sport.