Rastësi e çmendur. Egzon Belica bëhet për herë të dytë protagonist i golit “fantazmë”, teksa është sërish ai që mundohet të largojë topin pa kaluar vijën fatale.

Në javën e 19- të kundër Kukësit goli i Kristal Abazajt prodhoi shumë polemika, teksa Belica u shpreh i bindur pas asaj ndeshjeje se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale.

balline

Dje ndaj Bylisit ndryshimi i vetëm ishte se rasti ndodhi në portën tjetër, në krahun e liqenit artificial. Këtë herë pamjet filmike janë disi më të qarta, por gjithsesi arbitrat vendosën për gol, ndërkohë që rregullorja thotë se topi duhet të kalojë plotësisht vijën fatale për t’u cilësuar i tillë.

The post Rastësia e frikshme e futbollistit të Partizanit, e ndjekin… “fantazmat” appeared first on Sport.