Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka.

Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të 83-tën i dhanë fitoren anglezëve. Pikërisht në golin e dytë, kamera ka kapur Sergio Ramos, kapitenit e Real, i cili thotë me vete: “Kemi humbur në pesë minuta”. Edhe pse Reali kishte ende kohë, duket se Ramos ishte i dorëzuar te goli i dytë i Manchester Ciyt.

The post Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu” appeared first on Sport.