Kukësi dhe Tirana do të matin forcat mes tyre, teksa do të luajnë duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushën e lojës. Pritet të jetë një sfidë e bukur dhe e luftuar, kjo për faktin se luajnë dy skuadrat që rivalizojnë për fitimin e titullit kampion.

Bradheblutë kanë gjetur buzëqeshjen nën drejtimin e trajnerit Egbo, teksa tashmë tifozët kanë filluar të mendojnë për titullin kampion, në këtë që përkon edhe me 100 vjetorin e klubit.

Nga ana tjetër, Kukësi i drejtuar nga trajneri Duro ka treguar një formë shumë të mirë këtë sezon, teksa duken edhe si favoritët për titullin. Ndeshja e sotme mund të përcaktojë shumë për sa i përket titullit, ndonëse janë edhe shumë ndeshje në dispozicion. Skuadrat do të kërkojnë të marrin një fitore dhe asnjëra nuk do të ishte e kënaqur me ndonjë rezultat tjetër.

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 23-të të Kategorisë Superiore i është besuar një katërsheje ndërkombëtare. Kryesor i ndeshjes do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa dy ndihmësit e tij, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo. Të katër gjyqtarët janë ndërkombëtarë.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

The post Publikohen formacionet zyrtare të Kukësi-Tirana/ Duro me ndryshime, bardheblutë pa Ngo appeared first on Sport.