Klubi i Tiranës publikoi çmimet e biletave për derbin e së premtes kundër Partizanit, i cili do të zhvillohet në “Air Albania”.

Për natyrën që paraqet kjo përballje mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit shqiptar, pritet që të premten të ketë një numër të madh tifozësh.

Një biletë në tribunën VIP kushton 5 mijë lekë. Në tribunën ballore, një biletë shkon në 1500 lekë, ndërsa në tribunat pas portave çmimi i një bilete shkon në 500 lekë.

Ky do të ballafaqimi i 156-ë në historinë mes bardhebluve dhe të kuqve. Kjo supersfidë do të luhet në “Air Albania”, ditën e premte, ora 19:00.

The post Publikohen çmimet, ja sa kushtojnë biletat për derbin Tirana-Partizani appeared first on Sport.