Bayerni fitoi në transfertë 6-0 ndaj Hoffenheim, por festa e bavarezëve është prishur në minutën e 78-të nga tifozët e tyre, të cilët kanë nxjerrë një banderolë fyese kundrejt pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp.

“Dietmar Hopp mbetet një bir ku***”, shkruhej në banderolë. Por pse gjithë kjo urrejtje ndaj këtij njeriu?

Presidenti i Hoffenheim, Dietmar Hopp, është një nga njerëzit më të pasur në Gjermani dhe vite më parë mori kontrollin e Hoffenheim duke e ngjitur nga kategoritë amatore deri në Bundesliga. Në pjesën e ultrasve në Gjermani, pjesa e traditës është shumë e rëndësishme dhe prandaj ekipe të financuara nga jashtë shihen me urrejtje. Pas ngjitjes së shpejtë të Leipzig me ndihmën e RedBull, tema e traditës në Gjermani është bërë akoma më e thellë dhe edhe sulmet ndaj ekipeve të tjera ‘plastike’ janë thelluar, mes tyre dhe ato ndaj Hopp. Sulmet janë nga ofendime në stadium deri dhe në kërcënime private. Tifozët e Dortmund janë ndaluar për dy vitet e ardhshme të mos udhëtojnë drejt Hoffenheim, një javë më parë ata të Gladbach ofenduan Hopp gjatë ndeshjes dhe sot e bënë dhe tifozët e Bayernit. Sistemi i Hoffenheim është lejuar nga Federata sepse Hopp e zotëron ekipin prej më shumë se 20 vitesh, ka ndërtuar struktura të plota nga akademia deri më lart dhe prej vitesh nuk financon më privatisht, me Hoffenheim që gjeneron vetë gjithçka shpenzon. Megjithatë urrejtja e ultrasve të ekipeve tradicionale për ekipet ‘plastike’ do vazhdojë dhe sot ishte një tjetër shembull, që për pak mund të kishte përfunduar me tre pikë të humbura për Bayernin.

The post Pse ultrasit e Bayern sulmuan ashpër Dietmar Hopp? Ja si qëndron e vërteta appeared first on Sport.