Një nga emrat më të përfolur të merkatos së Interit ka qenë padyshim Dries Mertens. Belgu shihej si përforcimi i madh në merkaton e verës së ardhshme, pasi do të vinte në Milano me parametra zero.
Gjithsesi, duket se çdo gjë ka marrë një tjetër rrjedhë së fundmi dhe kjo për shkak të paraqitjeve të Mertens, si dhe rregullimit të marrëdhënies së tij me klubin e Napolit. Ditën e sotme Gianluca Di Marzio, ka shkruar se sulmuesi belg dhe drejtuesit e Napolit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin.
Kështu, sapo e zeza të hidhet mbi të bardhë dhe Mertens të rinovojë kontratën, çdo shpresë e Interit për ta marrë në “San Siro” do të shuhet përfundimisht.
Dries Mertens è più vicino al rinnovo con il Napoli: incontro positivo con De Laurentiis e nuovo contratto pronto, lavori in corso
@DiMarzio @SkySport #calciomercato
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 1, 2020
The post Pritej të ishte transferimi i parë i Interit në verë, ylli i madh merr vendimin që nuk e priste njeri appeared first on Sport.