Moderatorja Alketa Vejsiu dhe partnerja e futbollistit Kristiano Ronaldos, Xhorxhina Rodrigez janë bërë shoqe në rrjetet sociale pasi ishin prezantuese të edicionit të këtij viti të festivalit Sanremo në Itali.

Alketa ka postuar foton me Xhorxhinën në Instagram me një dedikim dhe ka marrë përgjigjen e bukuroshes brune, e cila thotë se ka qenë një kënaqësi për të njohja me prezantuesen shqiptare.

“Me të mrekullueshmen Georginën ndamë skenën bashkë. Një bjonde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”, shkruan Alketa.

The post Prezantuan në Sanremo, partnerja e Ronaldos surprizon Alketa Vejsiun appeared first on Sport.