Dejvi Bregu shënoi sot për Skënderbeun në atë barazim 1-1 me Tiranën, në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai nuk ka hezituar të shpërndajë një foto gjatë sfidës së sotme, me shkrimin: ”Proud Team”. Dashurinë për klubin korçar e ka shprehur shpeshherë në mënyra të ndryshme. Bregu ka qënë dhe mbetet një pikë kyçe e formacionit të Ilir Dajës, e kjo falë përformancave të mira.

Skënderbeu i ka dhënë besimin e duhur dhe në një farë mënyre gjithçka është shpërblyer në fushë. Dejvi Bregu ka qënë pjesë e Luftëtarit dy vjet më parë, për të kaluar më pas te korçarët. Kohët e fundit po flitet për një largim të tij, e për të parë të vërtetë na duhet të presim.

The post Postimi në “Instagram”, Bregu shpreh dashurinë për Skënderbeun appeared first on Sport.