Portieri i Chelsea-s, Kepa Arrizabalaga, që është njëkohësisht më i shrenjti në botë në rolin e tij, shpejgon arsyen për formën e dobët që po kalon këtë sezon.

Spanjolli që ka kushtuar 80 milionë euro ka mbetur i shokuar nga vendimi i trajnerit, Frank Lampard, i cili e la në stol në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Leicester Cityt, sipas një burimi të afërt të portierit që ka folur për “The Sun”.

Po sipas këtij burimi, Kepa mendon se fajtori kryesor për golat e shumtë që ai po pëson është mbrojtja e dobët e Chelsea-s, gjë që e penalizon atë.

Gjithsesi, anuk ka ndërmend të dorëzohet, por do të punojë akoma edhe më shumë, dukr ditur që këtë verë zhvillohet edhe kampionati Europian. Kepa dhe De Gea janë në “luftë” të fortë për të mbrojtur portën e Spanjës, ecuria e tyre gjatë këtij sezoni me klubet respektive do të ndikojë në vendimin e Luis Enrique, se kujt do t’i bësojë portën në Euro 2020. /CNA.al

The post Portieri më i shtrenjtë në botë tregon arsyen e vërtetë pse është në formë shumë të dobët appeared first on Sport.