Policia ka arrestuar së fundmi disa tifozë te Tiranës për incidentet e ndodhura në “Air Albania” gjate ndeshjes me Kukesin. Pikerisht per kete, kane reaguar ashper edhe tifogrupi, “Tirona Fanatics”.

Reagimi i tyre:

Prej dites se shtune e deri sot, ne menyre totalisht te turpshme, Policia e Shtetit po shoqeron anetare te Fanatics individualisht ne ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes se stolave gjate ndeshjes me Kukesin dhe prishjen e rendit publik.

3 anetare jane denuar me gjobe sot dhe 1 tjeter vazhdon te jete ne ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVE FILMIKE, PA ASNJE FAKT!

Asnje ballafaqim me video-provat e me televizora te fikur, Policia e Shtetit deklaron se keto jane “urdhera nga lart”…

KJO ESHTE QESHARAKE!

Pseudopolicia edhe pseudourdheruesit e saj duhet te ndalojne sa me shpejt kete represion idiotesk ndaj antareve te TF dhe tifozeve bardheblu, te nisur nga kriminelet e vertete te ketij vendi…

Ne jemi Ultras, jo Kriminel!

Liri per cunat tone, Liri Per Ultras!

The post Policia arreston tifozët e Tiranës, reagojnë ashpër “Fanatcis” appeared first on Sport.