Bayern Munchen mund të humbasë një nga senatorët e skuadrës. Ekipi gjerman është në ankth për fatin e Thiago Alcantaras. Mesfushori spanjoll dëshiron të largohet dhe kontrata e tij i skadon në qershorin e 2021.

28-vjeçari po luan sezonin e tij të shtatë me bavarezët dhe ka pranuar se do të provojë një tjetër aventurë. Bild ka shtuar dyshimet për të ardhmen e futbollistit spanjoll. Prestigjozja gjermane shkruan: “Po sikur të telefonojë Messi, çfarë ndodh?”.

Bavarezët i druhen një dëshire te Thiagos për t’u rikthyer në Camp Nou. Ai nuk la shumë shenjë tek ekipi blaugrans dhe do të donte të vishte sërish fanellën kuqeblu. Juventusi po ndjek me vëmendje situatën, por për të ka interesim dhe nga Anglia. I vetmi opsion që nuk është në tavolinën e Thiagos momentalisht është rinovimi me bavarezët.

The post “Po sikur të telefonoj Messi, çfarë do të ndodhë”?/ Bayernin e kap frika appeared first on Sport.