Ishte nata e 3 prillit 2018… Kristiano Ronaldo ekzekutonte një roveshatë spektakolare në “Allianz Stadium”, me të cilën firmoste eliminimin e Juves nga Liga e Kampioneve. Pavarësisht kësaj, i gjithë stadiumi në këmbë për portugezin që falënderon me dorën në zemër dhe vetëm pak muaj më pas vjen firma me bardhezinjtë.

Ndërkohë, më 16 prill 2019, sërish në Torino, luhej ndeshje e kthimit e çerekfinaleve të Champions-it. Juventusi i dëshpëruar për të mos lënë ndeshjen të shkojë në kohën shtesë sheh Matajs De Ligtin të fluturojë mbi të tjerët me kokë dhe i jep fitoren 2-1 Ajaksit.

Bardhezinjtë eliminohen nga turneu, por moda e një sezoni më parë përsëritet, pasi ndëshkuesi i radhës i “Zonjës së Vjetër”, vetëm pak muaj më pas, sfilon me bluzën e Juves përpara gazetarëve.

Por a mund të përsëritet kjo profeci edhe me Marash Kumbullën?

Fundja, edhe pse goli iu anulua, ishte sërish falë shqiptarit (fitoi penalltinë deçizive) që Verona e përmbysi dhe i shkaktoi shumë dëme Juves… Le të presim verën dhe do e zbulojmë…

The post Po i shënove Juventusit, firmos me ta/ A do ndodhë edhe me Marash Kumbullën? appeared first on Sport.