Erling Haaland vijon të mahnitë botën e futbollit dhe dopieta e mbrëmshme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, vijon të përmirësojë rekordet e tij, që ndonëse në moshë fare të re, po shënon në mënyrë të frikshme.

Miku i tij dhe familjes Haaland, Jan Aege Fjortoft, i cili ka luajtur me skuadrat e moshave me Erling dhe tani komenton ndeshjet për një televizion norvegjez, ka zbuluar një sekret interesant në lidhje me djaloshin norvegjez.

“Çfarë mund të prisni tjetër nga një djalosh që është ngjizur në dhomat e zhveshjes së Leeds United”, deklaroi Fjortoft, duke shtuar se gjithçka ka ndodhur pas një marrëdhënieje të konsumuar nga prindërit e tij, gjatë kohës kur babai i tij luante në Angli.

Haaland shënon me një thjeshtësi të habitshme dhe gjuajtjet e tij në shumicën e rasteve i ndal vetëm rrjeta, ndërsa pas Salzburgut, aftësitë për gola po i dëshmon edhe te gjermanët e Borussia Dortmund ku shkoi vetëm në janar të këtij viti.

The post Po i habit të gjithë me formën e tij, miku i familjes zbulon vendin ku është ngjizur Haaland appeared first on Sport.