Puna e madhe që po bën Armando Broja tek të rinjtë e Chelseat, duke u kthyer protagonist në çdo grupmoshë, nuk është anashkaluar nga stafi i ekipit të parë. “Sport Ekspres” mëson se është telefonuar sulmuesi shqiptar nga ndihmësi i Frenk Lampard, Jodi Morris.

Në këtë telefonatë, Jodi Morris ka motivuar më tepër Brojën, duke shprehur kënaqësinë që klubi ka ndaj tij dhe vëmendjen që po tregon edhe ekipi i parë, për ta marrë në momentin e duhur. Një shenjë kjo e cila ia bën të qartë edhe vetë futbollistit të Shqipërisë që është në planet e skuadrës dhe huazimi apo shitja në ndonjë skuadër tjetër, për momentin mbetet e përjashtuar.

Telefonata është bërë përpara ndeshjes së djeshme, atje ku në fitoren me rezultatin 7-0 ndaj Wolverhampton, Broja ka dhënë 3 asist dhe ka fituar 1 penallti. Ndoshta telefonata e radhës do të vijë nga vetë Lampard, por këtë herë me një ftesë…

The post Po bën namin te Chelsea, ndihmësi i Lampard telefonon Armando Brojën appeared first on Sport.