Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vendosur të braktisë ndeshjen e sotme kundër Shrewsbury Town që luhet për FA Cup. Ashtu si në Carabao Cup, “Redat” do të paraqiten me ekipin e 23-vjeçarëve dhe do të mundohen të kalojnë përmes tyre.

Ndeshja e pa rë u mbyll 2-2 dhe kthimi luhet në “Anfield”. Trajneri i ekipit kundërshtar Sam Ricketts ka “akuzuar” teknikun Jurgen Klopp që u hoqi mundësinë të fitonin para nga të drejtat televizive.

“Për klube si ne, të luajmë me Liverpoolin fitojmë nga 100 deri në 600 mijë paundë. Te klube si ne çdo cent vlen. Zhgënjim i madh për ne që nuk do të luajmë me yjet e Liverpoolit. Historikisht kur luanim me Liverpoolin fitonim shumë para, por këtë herë do të ndodhë e kundërta. Ne do të na ndihmonin shumë, pasi mund të përmirësonim kushtet dhe afronim ndonjë lojtarë”.

The post Plasin akuzat ndaj Klopp/ Për fajin e tij humbëm 500 mijë paundë appeared first on Sport.