Mesfushori i Partizanit, Romero, ka shpërthyer në “Instagram” pas disfatës 5-1 të të kuqve në derbin ndaj Tiranës. 24-vjeçari venezuelian ka “shigjetuar” drejtuesit nëpërmjet 3 postimeve në “Instastory”, duke mos u kursyer aspak.

Romero nuk ka përmendur emra konkret, gjithsesi prej kohësh ai nuk është në planet e trajnerit dhe stafit teknik, të cilët e kanë degdisur tek ekipi B.

“Rregulli i jetës: Kush bën keq do gjejë keq”, shkruan venezueliani te “Story” i parë.

“Po tani i kujt është faji, bir kur*ve”, ishte shpërthimi i radhës i mesfushorit

Ndërkohë që në fund ka shkruar: “Zoti është perfekt”.

The post Plas te Partizani pas turpërimit në derbi/ “Po tani i kujt është faji, bir k*rve”, shpërthen keq mesfushori i kuq appeared first on Sport.