Nuk kanë të sosur problemet tek Barcelona. Pas zënkes mes kapitenit Leo Messi dhe drejtorit sportiv Eric Abidal tashmë mësohet se ka pasur dhe një debat tjetër në kampin katalanas.

Bëhet fjalë për një përplasje mes Messit dhe portierit Ter Stegen. Dyshja është përplasur me njëri tjetrin në stërvitje, fill pas humbjes me Valencian në kampionat. I gjithë sherri ndodhi për një top, siç raporton “El Pais”.

Orët e fundit situata nuk ka qenë aspak e qetë për shkak të deklaratës së Abidal. Messi nuk ka mbetur aspak i kënaqur dhe sipas mediave ai ka shkuar deri aty sa ka kërkuar largimin. Madje në Angli e quajnë të kryer kalimin e argjentinasit te Manchester City, ku ai do të ribashkohej me Pep Guardiolën.

The post Plas te Barcelona/ Messi përplaset me shokun e ekipit appeared first on Sport.