Mesut Ozil ka refuzuar të bashkohet me lojtarët e Arsenalit në një ulje të pagave prej 12.5 përqind.

Ozil, i cili është lojtari me fitime më të larta prej 350 mijë funte në javë, e ka bërë të qartë se ai mund të jetë i gatshëm ta bëjë atë në të ardhmen, por ka dashur të shohë ndikimin e plotë financiar të koronavirusit dhe nuk ka dashur të nxitojë në një vendim .

Kuptohet që Ozil është një nga tre lojtarët në skuadrën e ekipit të parë që nuk pranoi uljen e pagave. Ozil e ka sqaruar se ai respekton lojtarët e tjerë dhe vendimin e grupit – por i ka nxitur ata të respektojnë atë

Agjenti i Ozil, Dr Erkut Sogut nuk pranoi të komentojë por së fundmi tha që lojtarët nuk duhet të pranojnë ulje pagash

Sogut tha në fillim të këtij muaji: “Shtyrja është një mundësi por jo për të rënë dakord për një ndërprerje kur klubet mund të fitojnë të njëjtin fitim si vitin e kaluar”. 

The post Plas te Arsenali/ Ozil dhe 3 të tjerë refuzojnë uljen e pagave appeared first on Sport.