Tifozët e Lecces dhe Barit janë përleshur në autostradën A16 Canosa-Napoli duke shkaktuar shumë të plagosur. Siç ka bërë të ditur leccenews24.it, 150 tifozë të Barit kanë bllokuar trafikun duke hedhur gozhda në autostradë mes dy mjeteve që transportonin rreth 20 tifozë tifozë të Lecces, mes të cilëve ka pasur edhe fëmijë.

Tifozët e Barit kanë sulmuar dy mjetet me shkopinj druri dhe hekuri, duke dëmtuar keq dy mjetet dhe duke djegur një tjetër. Disa prej tifozëve të Lecce-s, të cilët po udhëtonin drejt Roma-s për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër verdhekuqve, kanë mbetur të plagosur.

Policia rrugore dhe ambulancat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, teksa është dashur një orë që të bëhej i mundur qarkullimi normal i mjeteve.

The post Plas lufta në Itali, përplasje e ashpër mes dy tifozerive appeared first on Sport.