Situata te Bayern Munchen nuk duket aspak e qetë. Sot në stërvitje, ka plasur sherri mes Leon Goretzka dhe Jerome Boateng. MBrojtësi gjerman nuk e ka pritur mirë një ndërhyrje pa top të Goretzkës dhe i është vërsulur, ndërsa mesfushori e ka goditur me grusht në fytyrë.

Boateng më pas, i acaruar në maksimum, është vërsulur përsëri drejt mesfushorit, por Lewandowski dhe Thomas Muller e kanë ndalur. Më pas, Muller mësohet t’i ketë thënë Goretzkës: “Gjithmonë e njëjta situatë m*** me ty!”

Bayern është aktualisht në vend të dytë në Bundesliga dhe bëri një nisje sezoni për t’u harruar. Megjithatë, që nga ardhja e Flick në krye të pankinës, dukej se gjërat ishin përmirësuar, por sot ka shpërthyer gjithçka sërish.

The post Plas grushti te Bayern, ja dy lojtarët e përfshirë në sherr appeared first on Sport.