Vllaznia duket se do të mbetet pa mbrojtësin e majtë Godfrej Walesimbi. Ugandezi që u afrua gjatë tetorit në Shkodër, zhvilloi tetë ndeshje me Vllazninë duke koleksionuar 543 minuta. 30 vjeçari prej janarit nuk ishte bërë i gjallë, me klubin kuqeblu që ka kërkuar të kontaktojë me të.

Ditët e fundit një gjë e tillë është arritur, teksa Godfrej ka shpjeguar se ka pësuar një aksident në vendlindje, duke dëmtuar edhe këmbën. Mbrojtësi kërkon “divorcin” nga klubi, teksa Vllaznia e shihte si pjesë të rëndësishme të skuadrës. Shkodranët kishin përgatitur gjobë për vonesën, teksa tanimë situata ka ndryshuar dhe palët mund të ndahen në paqe.

The post Pësoi aksident në vendlindje, futbollisti i afruar me bujë kërkon “divorcin” me Vllazninë appeared first on Sport.