Tirana-Partizani u luajt ditën e djeshme në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” dhe u mbyll me fitoren e thellë të bardhebluve 5-1. Një sfidë mjaft emocionuese që nisi menjëherë më tension pasi tifozët nuk pranonin të futeshin në stadium me kart identiteti.

Më përfundimin e ndeshjes ka pasur përplasje fizike mes dy tifozerive dhe njëra prej tyre ka qenë në qendër të kryeqytetit, por policia e ndodhur në vendngjarje ka mundur të parandalojë këtë konfrontim. Nuk kanë munguar as shoqërimet në komisariat nga ana e uniformave blu për të dyja tifozeritë pasi për ta derbi siç duket nuk ka mbaruar vetëm në fushën e lojës.

The post Përplasje mes 2 tifozerive në qendër të Tiranës, policia parandalon sherrin masiv appeared first on Sport.