Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident, raporton BW. Ngjarja ndodhi pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

‘BalkanWeb’ bën me dije se pasi u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë. Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga prokuroria.

Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

The post Përplasi një grua me makinë, shoqërohet në polici Ilda Bejleri appeared first on Sport.