Reinier Jesus Carvalho është blerja më e re e Real Madridit, i cili u prezantua edhe zyrtarisht përpara medieve.

Klubi madrilen prezantoi sot talentin brazilian edhe pse marrëveshjen me 17-vjeçarin e ka arritur gjatë merkatos së janarit. Reinier në fjalën e tij të parë si futbollist i Real Madridit u shpreh se është i emocionuar pasi për të ka qenë një ëndërr të veshë fanellën e “Los Blancos”.

“Jam duke jetuar ëndrrën time të fëmijërisë, dua të jem pjesë e historisë së mrekullueshme të këtij klubi”, tha Reinier teksa shpërtheu në lot, gjatë prezantimit të tij si lojtar i Real Madridit.

Reinier pritet ti bashkohet disa atdhetarëve të tij me Realin, pasi në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane aktivizohen, Rodrygo, Marselo, Casemiro, Vinicius dhe Eder Militao.

The post Përlotet ylli i Realit, bëri ëndrrën realitet (video) appeared first on Sport.