Gjesti human i dërgimit të 30 mjekve dhe infermierëve shqiptar në Itali për të ndihmuar fqinjët italianë në këto ditë të vështira të pandemisë së Koronavirusit, duket se ka nxitur edhe mediat sportive për t’i bërë jehonë lajmit, teksa të shumta kanë qenë elozhet për shqiptarët dhe në veccanti për kryeministrin Rama.

Ky i fundit ka përfunduar në faqen e parë të prestigjozes italiane “Tuttosport”. Numri një i qeverisë është vendosur krah Ronaldos dhe në sfond është flamuri Italian, teksa ka dhënë një intervistë ekskluzive për këtë media, ku vecc të tjerave ka rrëfyer se bën tifo për Italinë dhe Juventusin.

“Jam tifoz me Italinë dhe Juven”, shkruhet me gërma të mëdha në titullin hapës, ndërsa më poshtë është një pjesë nga fjalët e kryeministrit shqiptar. “Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner i Milan). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh”, shkruhet mes të tjerash në faqen e parë të Tuttosport.

The post Përkrah Ronaldos, Edi Ramën e vendosin në faqen e parë të gazetës së madhe sportive në Itali appeared first on Sport.