Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se ylli i PSG, Kylian Mbappe.

Futbollisti në fjalë, që nga shkuarja te Liverpool, ka qenë shtyllë kryesore në ekip. Megjithatë, tifozët e kuq nuk e vlerësojnë ende atë si lojtarët e tjerë të shkëlqyeshëm të klubit britanik. Në kryeqytetin spanjoll duan të heqin qafe Gareth Bale, i cili ishte gati të largohej në merkaton e verës së kaluar drejt Kinës. Pra, të bardhët po kërkojnë një zëvendësues për uellsianin. Alternativa më e mirë do të ishte ndërkombëtari francez, Kylian Mbappé, dëshirë e shprehur e trajnerit Zidane. Sidoqoftë, blerja e tij është e vështirë, pasi do të kushtonte rreth 300 milionë euro.

Florentino Perez nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shumë, kështu që do të presë deri në vitin 2021, kur t’i përfundojë kontrata. Naga ana tjeterër, Mohamed Salah nuk ndihet rehat në “Anfield@, Pasi ka fituar Champions-in, sezonin e kaluar, dhe këtë vit titullin në Premier League edhe pse ende jo zyrtarisht, egjiptiani e konsideron të kryer misionin e tij me Liverpoolin dhe është gati për një aventurë të re.

The post Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit appeared first on Sport.