Tifo-grupi “Dardanët” kanë ndezur sfidën që tani, duke thënë se si gjithmonë ata do të jenë aty për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, e cila është shumë pranë shkrimit të historisë, si skuadra e parë që kualifikohet në një kompeticion të rëndësishëm  në pjesëmarrjen e parë. 

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me 26 mars. Për këtë ndeshje tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë bërë një njoftim të rëndësishëm për bileta:

 Më poshtë keni njoftimin e plotë të tifo-grupit ‘Dardanët’:

“Nuk na ndanë edhe shumë kohë nga ndeshja historike me Maqedoninë e Veriut. Kosova e jonë do tē përballet me ekipin e fqinjit jugor me datën 26 mars, në gjysëm finalen e Play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim nē Euro2020.

Ne, ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, si gjithmonë dhe gjithkund do të jemi aty në përkrahje të djelmoshave tanë. Por, këtë herë në një numër edhe më të madh për dallim nga ndeshjet e kaluara si mysafirë.

Andaj, ftojmë tifozët të fillojnë procedurat e njohura për biletat individuale për këtë ndeshje të madhe.

Luanët Dardanë kurrë nuk do të jenë vetëm.

Luanët Dardanë në fushë do ta kenë lojtarin e 12 nē tribuna – tifozët ‘Dardanë’.

Luanët Dardanë nuk dorëzohen kurrë nē fushë, siç nuk do të ndalet kurrë përkrahja e çmendur (por korrekte) e ‘Dardanëve’ në tribuna. Ëndrra Dardane e Europianit nuk ndalet në Shkup.

Ne do udhëtojmë me datën 26 mars 2020 pikërisht në ditën e ndeshjes në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e Kosovës së bashku të gjithë me autobusë. Biletat për këtë ndeshje keni kohë që deri me datën 28 shkurt ti rezervoni tek personat përgjegjës në qytete.

Çmimi kushton 30.00 Euro, bileta e ndeshjës, rekuizita (duks me kapelë,shallë me simbole të Dardanëve), udhëtimi i organizuar me autobusë.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561

Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562

Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563

Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564

Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565

Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566

Valon Selimi, 049/970-567

Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568

Gjithashtu në rast të ndonjë pa-qartësie ju mund të vizitoni FanClub “Dardanët”, për informata më të hollësishme.”

The post Përballja ndaj Maqedonisë së Veriut, tifozët e Kosovës bëjnë njoftimin e rëndësishëm appeared first on Sport.