Skënderbeu do të presë sot Besën në orën 13:30, në një ndeshje ku i duhet thjesht të menaxhojë rezultatin e sfidës së parë, ku arriti të fitonte 0-2 në fushën asnjanëse të Pezës.

Pritet që trajneri Ilir Daja t’u japë hapësirë lojtarëve që nuk kanë marrë minuta në kampionat. Pa nënvlerësuar Besën, Daja po bën llogari për ndeshjen ndaj Tiranës, e cila do të luhet të shtunën dhe koha për ta përgatitur është e vogël.

Sot një pjesë e lojtarëve që nuk do të aktivizohen pritet të bëjnë një stërvitje të zakonshme në një nga fushat e aneksit të stadiumit. Në turin çerekfinal korçarët do të presin fituesin e çiftit Laçi-Bylisi. Këtë sezon Kupa shihet si një mundësi e mirë që Skënderbeu të kthehet te trofetë.

The post Përballja ndaj Besës, Skënderbeu rotacion masiv në formacion appeared first on Sport.