Mjafton një foto në rrjetet sociale dhe menjëherë nisin “thumbimet” nga futbollistët e ndryshëm të Superiores. Bëhet fjalë për Bedri Grecën dhe Bruno Telushin, dy lojtarët e njohur që luajnë përkatësisht për Laçin dhe Partizanin.

Sulmuesi i kurbinasve shfaqet në një foto, në ndeshjen mes të kuqve dhe Laçi, ku kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-1. Greca është në një dyluftim në ajër, ndërsa rastësisht më tej Telushi që ndjek duelin e dy futbollistin. Pikërisht për këtë, Greca e ngacmon duke i shkruar: “Ça ke që shef o Bruno Telushi?”, përfundon me batutë “këmbëshpejti” i kurbinasve.

Kujtojmë që Telushi dhe Greca kanë luajtur së bashku te Flamurtari duke krijuar një miqësi të ngushtë mes tyre. Ndërkohë kjo foto është publikuar pas humbjes së thellë të vlonjatit në derbi kundër Tiranës, ekip me të cilin Greca ka luajtur më parë dhe bën tifo për të.

The post Pas turpërimit në derbi, ish-lojtari i Tiranës ngacmon Telushin/ Ça ke që shef! appeared first on Sport.