Ditën e premte do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, me dy ekipet që nuk vijnë në një formë të njëjtë për këtë ndeshje.ngo tirana partizani

Tirana vjen në një moment shumë të mirë, teksa javën e fundit kapi edhe kreun e renditjes, pasi mposhti Kukësin. Ndërsa Partizani nuk duket i njëjtë me atë të sezonit të kaluar, teksa të kuqtë po hasin vështirësi. Megjithatë derbi është diçka tjetër dhe aty të gjithë lojtarët japin maksimumin e tyre.

I bindur se Partizani do ta fitojë këtë ndeshje është Jasir Asani, i cili në një postim të bërë nga ish-sulmuesi i të kuqve Edmond Dosti, ka komentuar: “Unë mendoj se çunat do ta fitojnë këtë ndeshje. Jam i sigurt për këtë pasi janë skuadra më e mirë e kampionatit.”

Kujtojmë se Asani kaloi nga Partizani te AIK ne Suedi në merkaton e janarit në formën e huazimit, me shpresën se aty do të tregojë një formë të mirë dhe kartoni i tij do të blihet përfundimisht nga klubi aktual.

The post “Partizani skuadra më e mirë e kampionatit”, Asani nuk ka dyshime: Ja cila skuadër e fiton derbin appeared first on Sport.