Përballje dramatike në “Air Albania”. Partizani i Adolfo Sormanit, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bylisit. Kampionët në fuqi, nuk arritën të menaxhonin avantazhin e 2 golave në pjesën e parë, teksa ballshiotët morën një pikë të artë, falë një goli “fantazmë” të realizuar nga Guindo në minutën e 86-të.

Vendasit e kanë nisur ndeshjen nga 1-0, pasi portieri Isli Hidi ka gabuar duke ia lënë topin në këmbë Kordeiros, që e gjeti lehtësisht rrjetën.

Cinari gjeti golin e dytë në minutën e 19, ndërsa u duk se do të ishte shumë e lehtë për të kuqtë që të fitonin në këtë përballje. Por Ntepe ngushtoi diferencat dhe rindezi sfidën në minutën e 34. E atëherë kur pakkush e priste, Guindo ka gjetur barazimin e rezultatit, në minutën e 87.

Kjo ishte hera e tretë që të kuqtë dështojnë në “Air Albania”, pas humbjeve ndaj Tiranës dhe Kukësit, ndërsa shtëpia e re në kryeqytet është ters për Partizanin.

Golat e këtij takimi i ndiqni më poshtë:

The post Partizani ngec sërish, Bylis e surprizon në fund me një gol “fantazmë” appeared first on Sport.