Humbja e thellë në derbi, por edhe disfata që pësuan në mesjavë nga Teuta, ka bërë që Partizani të jetë zyrtarisht në krizë, kur dihet se tani distanca me vendin e parë, që mbahet nga Tirana, ka shkuar në -12 pikë.==

Mbrojtja e titullit duket një mision i pamundur, ndonëse janë edhe 33 pikë në lojë, por tani edhe pjesëmarrja në Europë është në rrezik.

Ndonëse kalendari është i ngjeshur në këtë moment, drejtuesit kanë vendosur që ekipi të rrijë pushim pas humbjes me Teutën dhe nga sot të kuqtë të nisin punën për transfertën e Shkodrës, që e luajnë të hënën.

Duke parë që ekipi është i ngarkuar psikologjikisht, pasi e kanë humbur fillin e kampionit, u vendos që lojtarët të pushojnë një ditë për të zbutuar sadopak shokun e rezultateve të fundit në kampionat, që përkojnë me barazimin 2-2 me Bylisin, si dhe dy humbjet, 5- 1 në derbi dhe 1-0 me Teutën në “Selman Stërmasi”.

The post Partizani në krizë, drejtuesit marrin vendimin e papritur appeared first on Sport.