Partizani u mund në ndeshjen e dy javëve më parë në Lezhë me rezultatin 3-0, një humbje që duket sikur nuk jep shpresë për takimin e kthimit, por duke ditur kualitetet e Partizanit përmbysja pritet që të ndodhë e jo më kot klubi e ka çuar ndeshjen që të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Trajneri Adolfo Sormani në seancën e sotme stërvitore ka bërë gati më të mirët dhe nuk ka ndërmend që të bëj eksperimente, pasi kërkon me çdo kusht që ta përmbysë rezultatin dhe të tijtë të shkojnë më tej në Kupën e Shqipërisë.

Të kuqtë e kanë si objektiv Kupën e Shqipërisë, ndaj edhe në skemat që ka aplikuar në seancën e sotme, janë parë lojtarët më të mirë, ndryshe nga sfida e parë në Lezhë, ku pati edhe lojtarë nga stoli që e nisën si titullarë.

The post Partizani kërkon përmbysjen madhështore, shikoni “kurthin” që ka përgatitur Sormani appeared first on Sport.