Kategoria Superiore do të rikthehet në mesjavë, teksa të mërkurë do të zhvillohen pesë takimet e javës së 25-të. Partizani do të presë Teutën (17:00) në kryeqytet, në një ndeshje me dy skuadrat që ndahen nga 2 pikë. “Demat” kanë zgjedhur edhe stadiumin, teksa kjo sfidë do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”.

Kampionët në fuqi kërkojnë rikthmin te fitorja, pikërisht në shtëpinë e Tiranës që i mposhti javën e kaluar 5-1. Teuta vjen në këtë duel për maksimumin, duke kërkuar me ngul një vend në zonat europiane. Java e shkuar ishte pozitive për “Djemtë e Detit” që barazuan në limite me një ekip si Kukësi në Durrës.

The post Partizani e ndan mendjen, ja në cilin stadium do të luajë ndaj Teutës appeared first on Sport.