Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, shquhet për reagimet e tij në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me ecurinë aktuale të ekipit të Partizanit.

Së fundmi, Dosti ka postuar një status me doza optimizmi, teksa beson se kampionët në fuqi, e kanë potencialin që të arrijnë 7 fitore radhazi në kampionat. Ish-sulmuesi beson se nëse skuadra është e përqendruar dhe e bindur për suksesin, atëherë do t’ia dalë.

POSTIMI I DOSTIT:

“Sot me shume se kur duhet te jemi te gjithe bashke ,ne luajme kunder Bylisit, Tiranes, Teutes,Vllaznis, Skenderbeut,dhe Kukesit jane 7 ndeshje deçizive per ecurine tone drejte fitimit te Kampionatit ,dhe besoj fort qe Partizani e ka ekipin dhe pontecialin që mund t’i fitoj te 7 ndeshjet dhe pse do jene ndeshje te veshtira . Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për suksesin, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar 7 ndeshjet e ardhshme dhe besoj shumë te 7 fitore. Ne ( ish pjestar te klubit dhe tifozat ) do te mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund t’i mposhtim kundërshtaret, sepse ne jemi Kampionet ne jemi nje Familie e madhe me emrin Partizani. Suksese dhe me 7 fitore. PMTP !

The post “Partizani do bëjë 7 fitore radhazi”, ish-sulmuesi bën deklaratën e papritur appeared first on Sport.