Kupa e Shqipërisë luan sot ndeshjet e kthimit për të përcaktuar skuadrat që do sigurojnë një biletë për në çerekfinale. Vëmendja kryesore shkon te sfida e Partizanit në “Elbasan Arena” ndaj Besëlidhjes.

Të kuqtë morën një disfatë shokuese me rezultatin 3-0 në Lezhë dhe tashmë do provojnë një mision të vështirë si përmbysja. Në rast se të besuarit e trajnerit Sormani ia dalin të kualifikohen për më tej, atëherë në raundin tjetër me shumë mundësi i pret Tirana.

Sa i përket bardhebluve, kualifikimi duket në kasafortë teksa në ndeshjen e parë në transfertë kanë mposhtur me rezultatin 1-3, Kastriotin. Trajneri Emanuel Egbo pritet t’i japë mundësinë atyre që kanë pasur më pak minuta në këtë periudhë, edhe pse suksesi sërish do jetë objektiv për të mos prishur numrin prej tetë fitoreve radhazi.

Sakaq, një ndeshje me shumë interes është edhe ajo mes Laçit dhe Bylysit. Kurbinasit janë mposhtur me rezultatin 2-0 në Ballsh. Kështu, kualifikimi është i komplikuar megjithatë djemtë e Cungut do provojnë përmbysjen. Ndërkohë në një situatë jo komode është Vllaznia përballë Flamurtarit.

Shkodranët nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi përballë vlonjatëve e tashmë duhet të medoemos të marrin fitoren ose një barazim me rezultatin mbi 2-2 për t’u kualifikuar. Ndërkaq, skuadrat e tjera si përshembull Teuta, Skënderbeu, Kukësi, Apolonia pritet të mos ketë shumë rivalitet për shkak të rezultateve që kanë marrë në sfidat e para.

Ndeshjet:

Grupi A

13:30 Partizani-Besëlidhja (0-3)

13:30 Teuta-Erzeni (3-1)

13:30 Flamurtari-Vllaznia (2-2)

13:30 Tirana-Kastrioti (3-1)

Grupi B

13:30 Skënderbeu-Besa (2-0)

13:30 Kukësi-Lushnja (1-0)

13:30 Luftëtari-Apolonia (0-3)

13:30 Laçi-Bylis (0-2)

The post Partizani dhe Laçi kërkojnë përmbysjen e madhe, ja të gjitha sfidat e Kupës së Shqipërisë appeared first on Sport.