Mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla ndjeu vetëm një zhgënjim pas fitores historike të skuadrës së tij Verona kundër Juventusit sonte në mbrëmje me rezultatin 2-1.

Menjëherë pas rënies së vërshëllimës përfundimtare, Kumbulla, i cili sot feston 20-vjetorin e lindjes pranoi se do të ishte mënyra e mirë për t’iu gëzuar përvjetorit të lindjes nëse goli i tij do të konsiderohej i rregullt.

Megjithatë, Kumbulla kontribuoi te goli vendimtar në minutën e 86-ë të takimit kur goditja e tij me kokë u prek me dorë nga kapiteni i Juventusit Leonardo Bonuçi.

“Anullimi i golit – Nuk di çfarë të them më shumë, por isha në pozicion jashtë loje. Më vjen keq sepse do të ishte me të vërtetë shumë bukur për shënuar gol në ditëlindje.

Paraqitje fantastike kundër kampionëve të Italisë – Po, u stërvitëm shumë fort këtë javë, kështu që i shfrytëzuam rastet. Tani në pjesën e dytë të sezonit shpresojmë të marrim më shumë”, përfundoi talenti shqiptar Marash Kumbulla.

The post Paraqitja fantastike ndaj Juves, Kumbulla i befason të gjithë me deklaratën appeared first on Sport.