Ka shkuar në 36 numri i të ndaluarve për operacionin “Mezhgorani”, teksa më herët është arrestuar edhe gazetari dhe pronari i UET, Henri Çili. Bashkë me 35 persona të tjerë, policia bën me dije se është arrestuar edhe Aristidh Çoli. Personi në fjalë është i njohur në botën e sportit, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Këlcyrës në Katëgorinë e Dytë gjatë këtij sezoni.

Aristidh Çoli është dënuar disa herë nga Komisioni i Displinës për dhunë në fushë, teksa së fundmi është përjashtuar përjetë nga futbolli pasi në ndeshjen e këtij sezoni kundër Maliqit ka goditur kundërshtarin, duke i thyer nofullën. 25 vjeçari u arrestua në akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara”. Çoli ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani” ku deri më tani janë ndaluar dhe proceduar shumë persona.

The post Operacioni “Mezhgorani”, bashkë me Henri Çilin i arrestuar edhe një futbollist appeared first on Sport.