Keidi Bare është shumë pranë largimit nga Malaga. Mesfushori i Kombëtares kuqezi është bërë i njohur te moshat e Atletico Madrid, teksa po synon rikthimin në kryeqytetin spanjoll. Mediat iberike bëjnë me dije se gjendja e vështirë financiare e Malagas, ka detyruar drejtuesit e klubit që të pranojnë ofertat për “yjet” e tyre.

Fieraku është në “lupën” e Getafes në La Liga, ndërsa ofertat për 23 vjeçarin nuk kanë munguar gjatë merkatos së janarit. Ka qenë Rayo Vallecano që ka bërë ofertën më të lartë, duke vendosur 1.5 milion euro në dispozicion. Malaga refuzoi këtë shumë, duke dashur më shumë për lojtarin e Kombëtares. Mësohet se Malaga mund ta humbas në verë lojtarin, që për 2 milion euro do të kthehet në kryeqytetin spanjoll me Getafen.

The post Oferta 2 milionë euro, Keidi Bare arrin akordin me klubin e La Ligës appeared first on Sport.