Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, zbulon se ka patur një bisedë kokë me kokë me Dele Alli. Ky i fundit publikoi një video ofenduese në Snapchat duke vënë në lojë një aziatik dhe duke u tallur me virusin vdekjeprurës Coronavirus.

Portugezi ka treguar se ka patur një bisedë shumë konstruktive me të dhe lojtari i tij e ka kuptuar gabimin që ka bërë. “Sigurisht që kam folur me të për videon. Ishte një bisedë e lehtë, pasi atij i vjen shumë keq për gabimin e bërë.

“Nuk ishte qëllimi i tij që të shkaktonte dhimbje, apo të ofendonte dikë. Ai menjëherë është penduar për diçka të tillë dhe mendoj se ishte një gabim nga mosha e tij e re. Nuk ishte një rast që unë isha i inatosur me të dhe ai nuk e kuptonte arsyen. Ai është penduar dhe e ka thënë diçka të rillë”, – tha Mourinho.

The post Ofendoi kinezët për Coronaviursin/ Mourinho zbulon bisedën që bëri me yllin e ekipit appeared first on Sport.