Policia e Shtetit e kishte bërë të ditur se do të ketë kontrolle të rreptësishme para ndeshjes derbi, Tirana-Partizani. Në hyrje të stadiumit ka pasur përplasje mes fansave bardheblu dhe forcave të rendit, teksa nuk kanë munguar edhe hedhjet e shisheve.

Policia ka ndalur tifozë të Tiranës, ndërkohë që në kor tifozët kanë nisur të bërtasin në kor: “Policia serbe”. Në planin e masave të Policisë së Tiranës, thuhej se tifozëve nuk do t’u lejohet të mbulojnë fytyrën dhe se duhet të paraqiten me karta identiteti.

Ndër të tjera thuhej se personat problematikë nuk do të lejohen në stadium. Bëhet fjalë përgjithësisht për ata që janë proceduar më parë, për shkak të sjelljes së tyre.

The post Nxehet atmosfera/ Shpërthejnë tifozët e Tiranës: “Policia serbe” appeared first on Sport.