Një dëmtim i rëndë në fillim të kampionatit e detyroi që të operohej dhe që të qëndronte nën hekura për shumë kohë përpara se përpara disa javësh të niste periudhën e rehabilitimit. Po flasim për sulmuesin e Cagliarit, Leonardo Pavoletti, që i mungon sardëve pasi ishte terminali i repartit ofensiv dhe një ndër specalistët e golave me kokë.

Pavoletti kishte nisur fazën e rikuperimit dhe në mars pritej rikthimi në fushë, por një incident i ri ka bërë që ndoshta të mbyllë sezonin! Sipas asaj që shkruajnë mediat, flitetd për një ëmtim në ligamentin e majtë të gjurit, një dëmtim i ngjashëm me fillimin e sezonit. Praktikisht, nga ferri në ferr për sulmuesin.

Por, incidenti duket se ka ndodhur në diskotekë ku ka rrëshqitur dhe ka dëmtuar këmbën e tij. Klubi sard po mendon edhe ta gjobisë lojtarin.

The post Nuk po i ndahet tersi këtë sezon, sulmuesi i njohur dëmtohet në vendin e çuditshëm/ Tani e pret edhe gjoba appeared first on Sport.