Barcelona B ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, ndërsa ka mundur me rezultatin 1-2 ndaj Levantes B. Collado dhe Saverio kanë arritur të realizojnë për katalanasit, në minutat e 29 dhe 32.

Ndërkohë golin e parë e realizojnë vendasit e shënoi Kochorasvilli në të 24. Për 90 minuta loje ka luajtur Rei Manaj, që ka shtyrë katalanasit në aksionet sulmuese.

Gjithashtu një mundësi të artë pati në golin e dytë, teksa sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të realizojë përpara portierit kundërshtar, por Saveri do të përmbyllte aksionin.

Pas kësaj fitore, katalanasit shkojnë në vendin e tretë, duke qenë vetëm një pikë larg Valladolid B kryesues.

The post Nuk po debuton te ekipi i parë, Rey Manaj protagonist te Barcelona B appeared first on Sport.