Është duke u zhvilluar pjesa e dytë e ndeshjes Tirana B – Partizani B. Sfida është në barazim 1-1, teksa ka rënë në sy prezenca e disa lojtarëve nga ekipet e para në formacion. Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Dytë, i ka dhënë mundësi sfafeve që të luajnë edhe me disa nga lojtarët më të mirë.

Për Tiranën e kanë nisur nga minuta e parë Edon Hasani dhe Mario Morina, ndërsa edhe Beshiraj e Qirko janë pjesë e listës së Johanes Tafaj. Për Partizanin në fushë luan Esat Mala dhe Aristoteles Romero, ndërsa edhe portieri Malaj e Dajçi bëjnë pjesë në listën e Dritan Mehmetit.

Pikërisht venezueliani Aristoteles Romero ka pësuar një dëmtim në minutën e 55 të takimit, duke u detyruar të përfundojë në autoambulancë, për transportin drejt spitalit. Mesfushori do t’i nënshtrohet kontrolleve më të specializuara, teksa të kuqtë nuk gjejnë qetësi përpara derbit të së premtes.

The post Nuk kanë fund telashet te Partizani, Romero dërgohet me urgjencë në spital. Ja arsyeja … appeared first on Sport.