Klubi I Kategorisë së Parë, Tërbuni Pukë ka bërë ndryshime në stafin drejtues të tij. Pukjanët I kanë besuar vendin e drejtorit teknik, Alfons Gjergjit. Gjergji është një emër I njohur pranë klubit, pasi më parë ka qenë pjesë e tifozërisë “Ultras Shqiponjat e Veriut”.

“Do mundohet dhe besoj se do të bëj më të mirën për ekipin e qytetit tonë”, kanë qenë fjalët e presidentit të ekipit të Tërbunit, Gjon Gjonaj.

Klubi pukjan aktivizohet në Kategorinë e Parë (A) dhe ndodhet në vendin e 7 të renditjes me 13 pikë. Në javën e fundit Tërbuni arriti të fitonte përballjen direkte me Veleçikun e vendit të 8-të me rezultatin 2-1. Javën që vjen do të përballen në transfertë me Egnatian, ndërsa objektivë e klubit është qëndrimi në Kategorinë e Parë.

The post Nuk kanë fund çudirat, klubi shqiptar emëron tifozin drejtor teknik appeared first on Sport.