11 C
Tirana
March 31, 2020
Kombëtare Kombetarja Seria A Sport

"Nuk ka të dytë si Kumbulla", trajneri ngre në qiell shqiptarin

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë e frikshme, që ka një 20-vjeçar si ylli i kombëtares sonë. Djaloshi është futur në arenën e madhe të futbollit vetëm këtë sezon, por ka bindur një numër të madh klubesh të shpenzojnë shuma rekord për të. Inter, Borusia Dortmund, Lacio apo Napoli janë në garë për të blerë mbrojtësin.

Kumbulla është i dalë nga akademia e klubit, ku luan dhe trajneri Juriç e vlerëson shumë mbrojtësin. Në një intervistë për mediet italiane, trajneri i Veronës flet për të rinjtë dhe pavarësisht vlerësimit që ka për futbollistët e vegjël, shprehet se në akademinë e Veronës nuk ka një lojtar tjetër si Kumbulla.

“Mendimi im është se asnjë djalë nuk është gati të luajë me ekipin e parë. Të rinjtë janë një ekip me lojtarë interesantë. Megjithatë, duhet të them se nuk ka një tjetër Kumbulla, megjithëse ata kanë goxha potencial”, u shpreh trajneri Juriç.

The post “Nuk ka të dytë si Kumbulla”, trajneri ngre në qiell shqiptarin appeared first on Sport.

Related posts

Ngo nuk do t'ia dijë për Covid-19, shikoni çfarë bën sulmuesi i Tiranës

admin

Barcelona tentoi rikthimin e bujshëm, mori përgjigjen e papritur nga legjenda

admin

E bujshme nga Italia/ Etrit Berisha portieri me më shumë pritje në Serinë A

admin

Leave a Comment