Është një makinë e vërtetë golash. Erling Haaland shpërtheu te Salzburg, gjë që po e vazhdon me të njëjtin ritëm edhe te Borussia Dortmund. Sulmuesi norvegjez u transferua te verdhezinjtë në merkaton e dimrit, megjithëse për kalimin e tij në Gjermani u fol shumë. Haaland dukej se ishte një hap larg Manchester United, ku do ta gjente Solskjaer si trajner (të dy kishin qenë së bashku te Molde). Megjithatë, preferoi më mirë marrëveshjen me Borussia. Një transferim, që gjithashtu na bëri të mendojmë për një vendim thjesht ekonomik. Vetë Haaland shpjegoi për mikrofonat e “Viasport Football” se çfarë e shtyu të pranonte gjermanët:

“Është e vërtetë se Ole Gunnar Solskjaer ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, më ndihmoi të arrij ku jam tani. Sidoqoftë, arritëm në përfundimin se Borussia Dortmund ishte opsioni më i mirë për mua. Transferimi te Manchester United u bllokua për shkak të kërkesave të mia për pagën? Kjo duhet të shpjegohet nga ata që e thane, nga ata që i shkruan këto gjëra. Do të doja ta dëgjoja të shpjeguar nga ata. Megjithatë, nuk mendoj për gjëra të tilla. Do të ishte kënaqësi, nëse do të konsiderohesha i pangopur për golat, por njerëzit që më njohin do t’ju thonë se nuk jam i tillë kur vjen puna te paratë”.

The post Nuk është punë parash/ Zbulimi i këtij sezoni tregon arsyen e ëvrtetë pse zgjodhi Dortmundin appeared first on Sport.