Nuk qetësohen polemikat për parrullat e koret kundër presidentit të Hoffenheim, Dietmar Hopp. “Sikur vetëm ta dija, edhe nga larg, cfarë duan këta idiotë nga unë…”, është shfryrë për Sport1, pronari i klubit gjerman e themelues i Sap. Ai, që nga 1995 ka shpenzuar rreth 800 milionë për projekte që lidhen me sportin, mjekësinë (është impenjuar në ndërtimin e një instituti klinik kardiologjik që do të jetë aktiv këtë vit), urrejtjen që ultrasit i shfaqin nuk e kupton.

Dje gjatë ndeshjes së basketbollit të Bayern Mynih, tifozët kanë shfaqur një parrullë me të cilën kanë kritikuar ultrasit e Schickeria për ofezat e tyre ndaj Hopp: “Zbavitje e mbështetje në vend të urrejtjes e ofendimeve”. Edhe gjatë ndeshjes mes Union Berlin-Wolfsburg, tifozët kanë shfaqur një tjetër parrullë anti-Hopp. Në Gjermani shoqëritë dhe opinioni publik po punojnë kundër urrejtjes. Schalke 04, ka bërë të ditur, përmes një komunikate zyrtare, se përballë parrullave ofenduese personale (jo vetëm kundër Hopp…) skuadra do të dalë nga fusha “pavarësisht nga minuta e lojës, nga rezultati ose nga pasoja që mund të ketë veprimi ynë”.

The post “Nuk e di cfarë duan nga unë këta idiotë”, presidenti i Hoffenhaim-it ofendon keq tifozët e Bayernit appeared first on Sport.