Rei Manaj është stërvitur sërish me ekipin e parë të Barcelonës gjatë ditës së sotme. Por sulmuesi shqiptar nuk do të jetë pjesë e përballjes së nesërme, pasi ka dalë lista e katalanasve dhe atje nuk gjendej futbollisti i Kombëtares.

Mësimet e marra në stërvitje me yjet e Barcelonës janë një eksperiencë e madhe, pasi flasim për më të mirët në futbollin europian. Lionel Messi ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social, “Facebook”, nga stërvitja e sotme. Në një prej tyre gjendej edhe Rei Manaj. Padyshim që kjo është një arritje më vete për këtë futbollist, që nga Albacete, ka mbërritur në këtë pikë.

The post Nuk do ta besoni çfarë foto ka postuar Lionel Messi në “Facebook” appeared first on Sport.